Work and Travel France është program i krijuar për studentë të cilët kanë dëshirë të përmisojnë njohuritë e tyre për gjuhën Franceze, të njohin kulturën Franceze dhe të punojnë punë sezonale në qendrat turistike në Francë.
Work and Travel France bën pjesë në programet për shkëmbim kulturor për të rinj dhe studentë.
Work and Travel France bën pjesë në programet për shkëmbim kulturor për të rinj dhe studentë. Duke iu faleminderuar këtij programi, studentëve ju mundësohet që gjatë stinës së Verës ( më së paku 60 ditë dhe max 90 ditë) të qëndrojnë në Francë. Me qëllim që të mund të mbulojnë shpenzimet e tyre të qëndrimit, studentëve ju mundësohet që të punojnë gjatë sezonit turistik në fushën e hotelerisë dhe turizmit.
Të drejtë pjesmarrjeje në programin Work and Travel kanë studentët të cilët:
– studiojnë në universitet të akredituar
– kanë moshë nga 18 – 30 vjeç
– janë shtetas të Shqipërisë
– njohin gjuhën Franceze (në nivel mesatar)
– janë të motivuar, të vetëdijshëm, fleksibil, të vlefshëm, me aftësi pune në fushën e hoteleris dhe turizmit, të gatshëm të punojnë gjatë stinës verore.
Programi zgjat më së paku 60 ditë dhe max 90 ditë. Programi organizohet gjatë sezonit të verës, në kohë kur studentët nuk kanë obligime universitare.
Procedura e programit:
– Kandidati duhet të paraqitet të paktën 7 javë përpara datës të parashikuar për pjesmarrje.
– Sapo të pranojnë aplikimin kompania Franceze (organizator i programit), do të caktojë interview përmes telefonit me kandidatin për të kontrolluar nivelin e njohurisë për gjuhën Franceze. Gjithaashtu do të diskutojnë edhe llojet e punës që kandidati mund ti punojë. Në kushte të tilla vërtetohen të dhënat dhe kërkesa e kandidatit për të qëndruar në Francë.
– Pas interviews (në afat kohor prej 15 ditësh) kompania Franceze dërgon vërtetimin për pranimin e kandidatit në program. Në Vërtetimin për pjesmarrje në program shkruhen të gjitha të informatat në lidhje me qëndrimin e kandidatit, llojin e punës, si dhe datën e fillimit dhe të mbarimit të programit. Vërtetimi i lëshuar konsiderohet si kontratë.
-Pas kësaj Vërtetimi ndahet me kompanitë të interesuara për të rekruituar pjesmarrës të programit. Mund të ndodhe që kompania ta kontaktojë direkt kandidatin përmes telefonit. Është e rëndësishme të përmendet se vendimin për sistemimin e kandidatëve e mer kjo kompani.
-Pas ardhjes në Francë, kompania Franceze organizon intervistë mes pjesmarrësit e programit (të cilët nuk kanë fituar pozicion pune para se të fillojë programi) dhe punëdhënësit e interesuar. Nëse kandidati nuk fiton vend pune pas intervistës me punëdhënësin e parë, kompania Franceze do ti organizojë një intervistë të dytë. (Vërejtje: Kompania Franceze ka përgjesi të organizojë më së shumti 3 intervista pune). Vërejtje: Pjesmarrësi në program është i obliguar të diskutojë me çdo punëdhënës me të cilët kompania Franceze ka organizuar intervistë. Në të shumtën e rasteve kandidatët punësohen menjëherë pas intervistës të parë me punëdhënësin.
– Sapo pjesmarrësi të ketë fituar pozicionin e punës, kompania Franceze e pajisën (nga organet kompetente) me leje qëndrimi dhe pune në sajë të programit për shkëmbim kulturor (APT – Autorization Provisoire de Travail)
-Nëse pjesmarrësi në program ka nevojë për caktimin e punës para fillimit të programit, në këtë rast kompania franceze do t’ia dërgojë ofertën e punës nëpërmjet S-Travel Albania. Oferta e punës mban detaje reth punës dhe punëdhënësit. Me firmën e tij, pjesmarrësi në program vërteton se është dakord me kushtet dhe ofertën e punës dhe mban përgjesinë për ato. Pas kësaj, kompania Franceze e pajisën (nga organet kompetente) me leje qëndrimi dhe pune në sajë të programit për shkëmbim kulturor (APT – Autorization Provisoire de Travail) sapo studenti të arrijë në Francë.