Work and Travel USA

PER PROGRAMIN:

Programi Work & Travel USA është program për shkëmbim kulturor Exchange Visitor Program. Ky është programi më i njohur për studentë. Qëllimi i këtij program është t’ju mundësojë studentëve të huaj, gjatë stinës së Verës të jetojnë dhe punojnë në SH.B.A dhe në këtë mënyrë të përvetësojnë edhe gjuhën Angleze, të njohin jetën amerikane dhe të njohin miq të rinj. Për të mbuluar shpenzimet e jetesës në SH.B.A pjesmarrësit e programit do të kenë mundësi të punojnë në pozicione pune në fushën e turizmit, hotelerisë, tregi dhe të tjera.

SPONSORËT TANË

Sposorët e programit Work and Travel USA janë nga SHBA. Ata posedojnë licensë nga Departamenti i Shtetit për organizimin e programeve për shkëmbim kulturor.

KUSHTET E PJESMARRJES NË PROGRAM

Të drejtë pjesmarrjeje në program kanë vetëm studentët të cilët ndjekin arsimin e lartë me kohë të plotë dhe:

  • 1. Janë nga 18 – 28 vjeç
  • 2. Njohin gjuhën Angleze në nivel mesatar
  • 3. Janë tolerantë, fleksibël, të përgjegjshëm, të vetëdijshëm dhe të aftë të jetojnë në mënyrë të pavarur
  • Vërejtje: Informatat vjetore lidhur me kriteret e Vizës J-1 dhe kategorinë e studentëve të cilët janë “në faze kritike për marjen e vizës” në bazë të të cilave edhe ne bëjmë përzgjedhjen e pjesmarrësve në programin Work and Travel USA, jepen nga Konsulata E SHBA-ve.

PERSE NAROM TRAVEL ALBANIA

  • Kompania nr. 1 për W&T USA
  • Numrin më të lartë të pjesmarrësve
  • Oferta për bileta avioni me çmime të ulta
  • Mbështetje maksimale 24/7 gjatë qëndrimit në SHBA
  • Staf vetë pjesmarrës në W&T USA
  • Përfaqsues zyrtar në tërë Ballkanin

Opsionet e punësimit në programin Work and Travel USA

Opsioni i parë: Job Placement

Ofertën e punës në SHBA e gjeni për mes sponsorëve tanë. Në program përfshihet: marja e ofertës të punës, ofrimin e biletës të avionit, sigurim shëndetësor, dokumentin DS-2019, informacione udhëzimi si dhe formularin për marjen e SSN (Social Security Number), mbështjeje e vazhdueshme 24h (telefonata pa pagesë tek asistentët e caktuar për pjesmarrësit).

Opsioni i dytë: Self Placement

Ofertën e punës në SHBA , mund ta zgjedhë vetë studenti. Në program përfshihet: validimi i ofertës të punës, ofrimin e biletës të avionit, sigurim shëndetësor, dokumenti DS-2019, mbështjeje e vazhdueshme 24h (telefonata pa pagesë tek asistentët e caktuar për pjesmarrësit). Vërejtje: Puna e zgejdhur nga vetë studenti, duhet patjetër të plotësojë kriteret e paracaktuara nga Departamenti i Shtetit për W&T USA.

BILETA:

Narom Travel Albania ka mundesi qe pjesmarresve ne program tju siguroje bileten e fluturimit me cmime preferenciale deri ne destinacionin ne SHBA, me kushte te vecanta.

Ne cmimin e biletes eshte i perfshire edhe bileta e kthimit nga SHBA-te.

Daten e nisjes e vendosni vete, duke shenuar ne aplikimin online.

Oferta e punes:

OPSIONI 1: Job placement

LLOJET E PUNËS DHE VENDNDODHJA E TYRE: Pjesmarrësit në programin Work and Travel USA mund të punojnë në punë sezonale në qendra turistike në mbarë SHBA-të (parqe nacionale dhe argëtimi, hotele, restorante, shitore). Nga pjesmarrësit kërkohet që të jenë: të përgjegjshëm, të vetëdijshëm, të vlefshëm për vendin e punës, serioz dhe fleksibil. Fitimi i vendit të punës varet shumë nga vetë aplikanti (njohja e gjuhës angleze, dëshira për të punuar, njohuritë dhe aftësitë që posedon, data e nisjen dhe periudha për të cilën do të punojë) por më shumë nga nevoja e punëdhënësit në SHBA. Vendimin final për aplikuesin e mer vetë punëdhënësi.

Mënyra e aplikimit për pozicionin e punës

  1. a) Application Placement (nëpërmjet profilit online) Nëpërmjet profilit të tyre online, pjesmarrësit e programit kanë qasje në pozicionet e punës në të cilat kanë të drejtë aplikimi.
  2. b) Skype Placement (nëpërmjet intervistës me punëdhënësin në Skype) Kandidatët e interesuar mund të caktojnë një intervistë në Skype me punëdhënësin dhe në këtë mënyrë të fitojnë pozicionin e punës. Kandidatët të cilët zgjedhin të kalojnë Skype interview me punëdhënësin, mund të aplikojnë vetëm në pozicionet e punës për Skype Interview.
  3. c) Job Fair (takim direkt me punëdhënësin) Kandidatët kanë mundësi të bisedojnë direkt me punëdhënësin e ardhur nga SHBA-të. Gjetja e pozicioneve të punës zgjat deri në momentin e aplikimit për vizë. Prioritet për këto pozicione pune kanë kandiatët të cilët kanë aplikuar më herët në programin Work & Travel USA.

OPSIONI 2: Self Placement

Studentët të cilët zgjedhin këtë mënyrë të aplikimit, janë të detyrar që të paraqesin edhe ofertën e punës në formularin përkatës. Formulari, pozicioni i punës, duhet të jenë të qartë, të plotësuar me korrektësi, dhe të firmosur nga ana e studentit dhe nga ana e punëdhënësit në SHBA. Data e aplikimit dhe data e formularit duhet të përputhen. Sposorët e programit do të kontaktojnë punëdhënësin e zgjedhur nga ju në SHBA për të konfirmuar vlefshmërinë e pozicionit të punës të dhënë nga ai. Në rast se ky pozicion pune nuk pranohet nga Sponsorët, student duhet patjetër të gjejë një pozicion tjetër pune ose (në të kundërt) nuk i lejohet pjesmarrja në program. Gjithashtu është e nevojshme që student të kërkojë nga punëdhënësi të cilin e ka zgjedhur, që ai të jetë në dispozicion vazhdimisht, në mënyrë që Sponsori i programit të ketë mundësi ta kontaktojë për të konfirmuar pozicionin e punës. Punëdhënësi është i detyruar të paraqesë Sponsorit dokumentacionin e nevojshëm metë cilat ai do ta vërtetojë se vepron legalisht (business license, worker’s compensation number).

PJESA E FILLIMIT DHE MBARIMIT TË PUNËS NË PROGRAM

Në përputhje me rregulloren e re të programit, student nga vende të ndryshme fillojnë dhe mbarojnë pjesmarrjen në program në kohë të ndryshme. Është paraparë që për vitin 2018, studentët nga Shqipëria të marin pjesë gjatë periudhës 01.07.2018 – 15.10.2018

AKOMODIMI

OPSIONI 1 (Job Placement):
Në çdo ofertë pune ndodhen edhe informacione për kushtet dhe koston e akomodimit. Akomodimin në këtë rast e ofron punëdhënësi (rastet kur punëdhënësi nuk ka mundësi që t’ju ofrojë akomodim studentëve janë të ralla). Në këto raste studenti duhet të gjejë vetë akomodim dhe të dhënat e akomodimit ti paraqesin në kompani para se të futen në intervistë për vizë. Akomodimi bëhet në kushte modeste dhe në dhoma shumë-krevatëshe me banjo dhe ndonjëherë edhe kuzhinë. Kostoja e akomodimit varet nga shumë faktorë. Akomodimi mund të jetë pa pagesë ose me një kosto që varion nga $100 – $200 për javë. Pagesa e akomodimit zakonisht zbritet nga pagesa javore e studentit. Disa punëdhënës kërkojnë nga studentët që të paguajnë depozitë.

OPSIONI 2 (Self Placement)
Studentët që zgjedhin menyrën Self Placement, e gjejnë vetë akomodimin. Më së shpeshti për këtë ju ndihmon punëdhënësi. Iformacionet për akomodimin duhet të jenë të sakta në ofertën e punës përkatësisht të dorëzohen në kompaninë tone para se të kaloni në intervistën e vizës.

APLIKIMI

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë me dokumentacionin e mëposhtëm:

  • 1. Plotësimi i formularit tek zyra.
  • 2. Vërtetim nga universiteti që është student me kohë të plotë (vërtetimi të jetë në gjuhën angleze ose i perkthyer në Anglisht nga përkthyes i autorizuar)
  • 3. Fotokopje të pasaportës
  • 4. Një fotografi në formatin e pasaportës
  • 5. Vërtetim të pagesës së këstit të parë

Të gjitha këto dokumentacione duhet të jenë të sakta dhe të qarta (të dhënat e ketyre dokumentave do të përdoren edhe në formularin DS-2019, në bazë të të cilit merret viza J-1). Për vërtetësinë e të dhënave aplikuesi ka përgjesi morale dhe financiare. Sposori rezervon të drejtë për të kërkuar dokumenta shtesë në rast nevoje. Të gjithë studentët që udhëtojnë si grup (dy apo tre persona bashkë), gjatë aplikimit online duhet të shënojnë të dhëna identike sa i përket vendndodhjes dhe llojit të punës, përndryshe nuk do të ftohen bashkarisht nga punëdhënësi dhe proçesi i fitimit të pozicionit të punës mund të zgjasë.

Me qëllim që të fitojnë pozicionin e punës sa me shpejtë dhe lehtë, është e këshillueshme që të zgjedhin më shumë se një pozicion pune. Sa më e madhe të jetë zgjedhja e juaj aq më shpejtë mund të fitoni pozicionin e punës. Pasi të dorëzojë dokumentacionin e nevojshëm për aplikim, kandidati do të pranojë një e-mail nga kompania jonë me shifrën përkatëse si dhe udhëzimin për aplikimin online. Është e obligueshme që të kontrolloni çdo ditë e-mail-in tuaj dhe aplikimin online. Pas aplikimit online dhe kompletimin e dokumentacionit të nevojshëm, kandidati duhet të kalojë intervistën e gjuhës Angleze pranë zyrave tona. Kjo interviste është e thjeshtë dhe e shpejtë, pasi qëllimi është që të kontrollojmë njohuritë tuaja bazë mbi gjuhën Angleze. Vendimin final për pranimin e kandidatit në punë e mer organizata e Sponzore nga SHBA.

INFORMACIONTE TE PERGJITHSHMEInformacione të përgjithshme:

Për të gjithë aplikuesit është e detyrueshme që të kalojnë intervistë e gjuhës Angleze. Gjatë kësaj interviste kontrollohen njohuritë bazë të studentit mbi gjuhën Angleze si dhe kriteret e nevojshme për pjesmarrjen në programin W&T USA. Programi i orientimit gjithashtu është i domosdoshëm dhe bëhet online pasi student të ketë fituar poziconin e punës, por para se të lëshohet dokumenti DS-2019

FITIMI
Sipas regullores në SHBA, paga minimale e garantuar është $ 7.25/orë. Tarifimi në orë në disa raste mund të jetë më ulët pasi ne pagën totale llogariten edhe bakshishet (tips). Studentët punojnë reth 30 – 40 orë në javë. Por, në raste nevoje është e mundur që të punohen edhe orë shtesë (overtime) në çdo punë. Gjithashtu, studentët e pajisur me vizë J-1 si dhe DS-2019, përveç punës të gjetur nga Sponsori, të gjejnë edhe punë të dytë, megjtihatë prioritet duhet ti jepet punës primare të gjetur nga Sponsori. Shumë student punojnë punë të dytë dhe në këtë mënyrë kursejnë më shumë para. Orët shtesë në punë (overtime) dhe puna dytësore, nuk janë të garantuara nga programi.

VIZA
Pejsmarrësit në programin Work&Travel USA pajisen me vizën J-1 (Exchange Visitor Visa). Kjo lloj vize mundëson që të keni të drejtë pune në një afat kohor prej 3 muajsh dhe 1 muaj për shëtitje si turist në SHBA (pasi përfundon afati kohor për të punuar) për aq kohë sa Kosulata e SHBA nuk urdhëron ndryshe. Kërkesën për vizë e dorëzon vetë student dhe është e detyrueshme që të paraqitet personalisht në intervistë. Në zyrën tone do të pajsieni me të gjithë dokumentacionin e duhur për pjesmarrje në program dhe qëndrimin në SHBA. Listë e dokumentave të nevojshme do ta pranoni nga S-Travel Albania nëpërmjet e-mailit, gjatë procedurave të aplikimit.

DS-2019
Dokumenti DS-2019 lëshohet Sponsori i origanizatës në SHBA, në bazë të të cilit pjesmarrrësi merr vizën J-1. Gjatë hyrjes në teritorin e SHBA, dokumenti DS-2019 duhet të qëdrojnë bashkë me pasaportën tuaj, me qëllim që të vërtetohet. Pjesmarrësit në program mund të punojnë në SHBA vetëm gjatë periudhëa kohore kur DS-2019 është valid.Sposori e cakton datën e fillimit të vlefshmërisë së DS-2019 në bazë të datës të fillimit që student ka shënuar në aplikim dhe regullores të Departamentit të Shtetit.

SEVIS (Student and Exchange Visitor Information System)
Dokumenti SEVIS (I-901) duhet t’i bashkangjitet dokumentave të tjera gjatë delivrimit të kërkesës për vizë, pa këtë document kërkesa për vizë nuk meret parasysh. Kostoja e përpunimit të këtij dokumenti kushton $35 dhe paguhet sipas udhëzimeve të kompanisë. SEVIS është sistem Amerikan evidentimi dhe ndjekjeje të pjesmarrësve në Exchange Visitor Program, gjatë kohës të qëndrimit në SHBA. Çdo pjesmarrës në program është i obliguar që t’I përditësojë të dhënat në sistemin SEVIS (sipas udhezimeve të dhëna nga Sponsori) brenda 5 ditëve që nga dita kur ka hyrë në teritorin e SHBA. Pjesmarrësi duhet te kyçet dhe përditësojë të dhënat edhe në rast se ndryshon vendin e punës apo akomodimin. Saksionet në rast mos përditësimi të të dhënave janë: ndërpreja e vizës dhe kthimi i obligueshëm.

SIGURIMI SHËNDETSOR
Të gjithë pjesmarrësit në programin Work & Travel USA duhet të pajisen me sigurim shëndetsor gjatë kohës të qëndrimit në SHBA, d.m.th të përputhet me vlefshmërinë e DS-2019. Sigurimin shëndetsor e lëshon Sponsori nga SHBA. Ky sigurim është i veçantë për pjesmarrësit në programin W&T dhe në përputhje me regullat e caktuara Departamenti i Shtetit. Gjatë qëndrimit të studentit si turist (30 ditë) pas përfundimit të periudhës së punës, studentët nuk janë të obliguar të kenë sigurim shëndetsor, megjithatë duke marrë parasysh kostot e larta të shërbimeve mjeksore, ju sugjerohet që ta kenë atë. Rekomandojmë të gjithë pjesmarrësit, para nisjes të kryejnë vizita mjeksore dhe stomatologjike. Gjendja shëndestore e pjesmarrësve nuk kontrollohet, por pritet që ata të jenë të shëndetshëm dhe të aftë për punë. Të gjitha sëmundjet pëfshirë edhe ato kronike të paraqitura para udhëtimit për në SHBA, NUK konsiderohen nga sigurimi shëndetsor.
Dokumentet e rëndësishme per të udhëtuar

Para se të udhëtoni, kontrolloni nese keni me vehte:

  • Pasaportën
  • Dokumentni DS-2019
  • Bileten
  • Oferten e punës

Bëni një kopje të:

  • DS-2019
  • Vizes J1 dhe
  • Pasaportës